Prof. Dr. Dhori Kule - Faqja Zyrtare
Dekretimi nga Presidenti
Karriera
Dekretimi nga Presidenti
Rezultati i Zgjedhjeve
Curriculum Vitae
Punime Shkencore
Konferenca
Projekti pėr UT
Vizioni dhe Misioni i UT
Projekti pėr Studentėt
Projekti pėr Pedagogėt
Projekti pėr Stafin Ndihmės
Projekti Infrastrukturor
Kalendari i Takimeve Publikime Mediatike Albumi Fotografik - - - - Kontakti Admin
Rregjistrohuni
Pseudonimi

Fjalėkalimi

Mbaj mend
Keni haruar fjalėkalimin?
Nuk keni llogari? Krijo njė
Statistics
Vizitorė: 52292
Advertisement
Presidenti Topi dekretoi dhe uroi sot Rektorėt e rinj tė universiteteve shqiptare. Printoje E-mail

 21 janar 2008

Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi sot Rektorët e rinj të sapozgjedhur të universiteteve shqiptare gjatë një ceremonie të zhvilluar në Presidencë, ku zotërinjtë Petrit Malaj Rektor i Akademisë së Arteve, Vejsi Rizvanolli Rektor Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, Fatos Harizaj Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës Jorgaq Kaçani Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Dhori Kule Rektor i Universitetit të Tiranës, Liman Varoshi, Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Artan Haxhi Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Gëzim Sala Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, u përshëndetën nga Kreu i Shtetit me rastin e dekretimit të tyre.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Genc Pollo, kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe antar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Astrit Patozi, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së dhe kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Valentina Leskaj, nënkryetari i Komisionit, deputeti Gëzim Karapici, deputetët anëtarë Pëllumb Xhufi, Musa Ulqini, deputetët Bujar Leskaj e Neritan Ceka dhe ish-rektorët Veselin Paçuli, Përparim Hoxha, Shezai Rrokaj, Jani Dode, Mahir Hoti, Kristaq Kikina e Kastriot Çaushi. 

Në përshëndetjen e tij, Presidenti i Republikës, mes të tjerash është shprehur “Unë dëshiroj t’ju inkurajoj në misionin tuaj , dëshiroj gjithashtu t’ju them që pas dekretimit tuaj vjen një seri tjetër veprimesh që duhet të vijnë mbi bazën e një mendimi e një bazamenti demokratik në universitete kur të konsolidohen dhe konstituohen edhe institucionet e tjera që kanë të bëjnë qoftë me Senatin, me Këshillin e fakulteteve, me Këshillin administrativ për të krijuar një klimë sa më të mirë për studentët, të cilët për hir të së vërtetës gjatë kësaj periudhe, që është zgjatur më shumë se ç’duhet kanë përjetuar një moment jo fort të këndshëm, për të ndjekur me seriozitet pikërisht atë që është detyra e studentëve: të ndjekin studimet, të shohin një seriozitet dhe të kenë një model te pedagogët e tyre. Është momenti që ne duhet të rifitojmë atë që është humbur gjatë kësaj kohe që universitetet të futen në një punë serioze për të bërë pikërisht atë që ne kemi thenë vazhdimisht: Studenti të jetë në qendër të vëmendjes, sepse nuk do të kishte sens të quheshin pedagogë pa studentë.” 

Në emër të rektorëve, Rektori i Universitetit të Tiranës dhe Kryetari i Konferencës së Rektorëve, Dhori Kule ka falenderuar Presidentin Topi për inkurajimin dhe është shprehur se: “Ju siguroj i nderuari z. President, se konsolidimi i arsimit të lartë shqiptar dhe realizimi i misionit të tij ligjor do të jenë detyrimet prioritare që do të përpiqemi të realizojmë gjatë mandatit që do të drejtojmë universitetet.”
Shkëputur nga siti zyrtar i Presidencës - www.president.al/


 

Lajme
Fjalime
Sondazh
Cili mendoni se ėshtė prioriteti mė i rėndėsishėm pėr Universitetin e Tiranės?
  

Prof. Dr. Dhori Kule - Copyright © 2007